AlbanianSport.com 15.11.2016 18:00
ASNN – Ndonëse ishte një nga pretendentet për këtë trofe, Partizani është eliminuar sot nga Kupa e Shqipërisë përballë Besëlidhjes, në atë që një nga eliminimet më të bujshme të viteve të fundit në këtë veprimtari.
Të kuqtë kryeqytetas nuk kanë shkuar dot më larg se një barazim 1-1 në ndeshjen e kthimit, por janë lezhjanët që kalojnë më tej falë fitores minimale në shtëpi në ndeshjen e parë.
Besëlidhja e kishte fituar ndeshjen e luajtur para 3 javësh në fushën e vet, me një gol të vetëm. Sa u përket çifteve të tjera, rezultatet e ndeshjeve të kthimit ishin Skënderbeu-Apolonia 3-0, Kukësi- Dinamo 0-0, Tirana- Luftëtari 1-0 dhe Bylis-Laçi 3-0, në grupin A.
Ndërsa në grupin B, ku të gjitha duelet ishin përballje midis skuadrave të Kategorisë Superiore dhe asaj Të Parë, në ndeshjet e kthimit u arritën rezultatet Teuta-Kastrioti 3-1, Vllaznia-Kamza 6-0 dhe Flamurtari-Tërbuni 2-0.
Kështu, skuadrat që vazhdojnë më tej aventurën e tyre në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë janë Skënderbeu, Kukësi, Tirana, Laçi, Teuta, Vllaznia, Flamurtari dhe Besëlidhja.
Kupa e Shqipërisë
Turi i 16-shes:
Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve:
Grupi A
Skënderbeu – Apolonia (1-2) 3-0
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Kukësi – Dinamo (2-0) 0-0
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Tirana – Luftëtari (4-1) 1-0
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Laçi – Bylis (1-1) 3-0
Stadiumi i Laçit
Grupi B
Partizani – Besëlidhja (0-1) 1-1
Drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Teuta – Kastrioti (1-2) 3-1
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Kamza (2-0) 6-0
Fusha Sportive “Reshit Rusi”, Shkodër
Flamurtari – Tërbuni (3-3) 2-0
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
* Në kllapa është shënuar rezultati i ndeshjeve të para.