Gjergj Vyshka 15.11.2016 10:45
Kombëtarja e femrave të Shqipërisë, e cila është duke u përgatitur për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kampionatit Evropian 2017, të shtunën me Malin e Zi dhe të mërkurën me Britaninë e Madhe, ka çorientuar oraret e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet në Pallatit e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Më parë ishte vendosur që Ardhmëria Basket-Tirana Eagles Basket të luhej në ora 19:00 e po në të njëjtin orar dhe Tirana-Kamza Basket. E kjo e fundit do të zhvillohet në ora 17:00 sot. Por jo vetëm kaq, edhe pse ndeshja Ardhmëria Basket-Tirana Eagles Basket ishte lënë ashtu sikurse ishte në kalendar, pra në ora 19:00, njoftimi për vëzhguesin e ndeshjes Jorgji Shundi ka shkuar në ora 17:00.
Sepse, edhe me orarin e ndeshjes Ardhmëria Basket-Tirana Eagles Basket është luajtur disa herë, derisa më në fund është vendosur për në ora 19:00. Por kishin harruar të lajmëronin vëzhguesin e ndeshjes. Dhe ndodh kjo dhe me Federatën Shqiptare të Basketbollit.