Gjergj Vyshka 14.11.2016 13:20
Të shtunën në mbrëmje në Magdenburg të Gjermanisë, në sallën “Getec Arena Shasen Anhalt”, Jurgen Uldedaj ka fituar ndeshjen e tij të katërt në karrierë si profesionist.
Ai ka mundur çekun Ondrej Budera, ndërsa kishte fituar më parë edhe ndaj Ben Nsafoah, Sven Haselhun dhe Mateus Gatek.
Tashmë Uldedaj gëzon të drejtën për të konkurruar dhe për tituj më të lartë në boksin profesionist, ndërsa deri më tani ka bërë 18 raunde dhe ka qenë i suksesshëm.
Është një boksier i ri, vetëm 19 vjeç, ndërsa në boksin amator më 2014-ën ka qenë edhe fitues i medaljes së bronztë në Evropian.
Dhe duket se, shumë shpejt, Uldedaj do t’i bëjë të gjithë krenar në ring, në Shqipëri e më tej.