Ljuis Hamilton, triumfator në maratonën 3-orëshe të “shiut” në Brazil

Share Button

formula-1-hamilton-brazil-2016

Gjergj Vyshka 14.11.2016 11:30

Në një garë maratonë, që ka zgjatur për më shumë se tre orë, ndërsa makina e sigurisë ka hyrë në pistë më shumë se tre herë, britaniku ia ka dalë të jetë përpara Rosbergut. Dubai ndan titullin. Ljuis Hemilton, britaniku i Mercedesit, ka fituar në Brazil pas 3 orësh në një garë maratonë. Rosbergu reziston dhe mban hapin e sigurisë për Botërorin.
Verstapen në podium, kurse Feteli është i 5-ti. Një nisje e mbrapshtë dhe pas makinës së sigurisë për shkak të një gare, e cila është zhvilluar e gjitha nën reshjet e dendura të shiut. Pas 7 xhirove vjen sulmi i parë. Por makina e sigurisë shfaqet mes xhiros së 14-të deri tek e 20-ta edhe për shkak të incidentit të Eriksonit.
Por edhe nga xhiro e 21-të, ndërsa në krye ishte Raikoneni, me flamur të kuq, deri në të 28-ën, teksa përsëri është shfaqur flamur i kuq për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Në fund, në xhiron e 49-të, Masa ka përfunduar jashtë pistës, ndërsa Verstapeni tenton të shtangë dy pilotët e Mercedesit, por nuk është me fat në strategjinë e lojës me gomat.

 

Kampionati Botëror i Automobilizmit
“Formula 1” – 2016
Çmimi i Madh i Brazilit

 

Rezultatet teknike të garës:

1) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes 3h01’01”393
2) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes + 11”455
3) M. Verstapen (Holandë) Red Bull + 21”481
4) S. Perez (Meksikë) Forca India + 25”346
5) S. Fetel (Gjermani) Ferrari + 26”334
6) K. Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso + 29”160
7) N. Hulkenberg (Gjermani) Forca India + 29”827
8) D. Riçiardo (Australi) Red Bull + 30”486
9) F. Nasr (Brazil) Sauber + 42”620
10) F. Alonso (Spanjë) Mekklaren + 44”432
11) V. Botas (Finlandë) Uilliams + 45”292
12) E. Okon (Francë) Manor + 45”898
13) D. Kviat (Rusi) Toro Roso + 51”192
14) K. Magnusen (Suedi) Renault + 51”555
15) P. Vehrlein (Gjermani) Manor + 1’00”498

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve:
1) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes 367 pikë
2) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes 355 pikë
3) D. Riçiardo (Australi) Red Bull 246 pikë
4) S. Fetel (Gjermani) Ferrari 197 pikë
5) M. Verstapen (Holandë) Red Bull 192 pikë
6) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 178 pikë
7) S. Perez (Meksikë) Forca India 97 pikë
8) V. Botas (Finlandë) Uilliams 85 pikë
9) N. Hulkenberg (Gjermani) Forca India 66 pikë
10) F. Alonso (Spanjë) Mekklaren 53 pikë
11) F. Masa (Brazil) Uilliams 51 pikë
12) K. Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso 46 pikë
13) R. Grosjean (Francë) Has 29 pikë
14) D. Kviat (Rusi) Toro Roso 25 pikë
15) Xh. Baton (Britani e Madhe) Mekklaren 21 pikë
16) K. Magnusen (Suedi) Renault 7 pikë
17) F. Nasr (Brazil) Sauber 2 pikë
18) P. Vehrlein (Gjermani) Manor 1 pikë
19) Xh. Palmer (Britani e Madhe) Renault 1 pikë
20) S. Vandorne (Belgjikë) Renault 1 pikë

 

Renditja e përgjithshme e makinave:
1) Mercedes 722 pikë
2) Red Bull 446 pikë
3) Ferrari 375 pikë
4) Forca India 163 pikë
5) Uilliams 136 pikë
6) Mekklaren 75 pikë
7) Toro Roso 63 pikë
8) Has 29 pikë
9) Renault 8 pikë
10) Sauber 2 pikë
11) Manor 1 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh