AlbanianSport.com 06.11.2014 18:05
ASNN – Trajneri i Italisë, Antonio Konte, ka deklaruar se formacioni që ai do të hedhë në fushën e blertë për miqësoren e 18 nëntorit me Shqipërinë, do të ketë shumë fytyra të reja. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se ka nisur shitja e biletave për tifozët shqiptarë që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen e 14 nëntorit ndaj Francës. Sipas FSHF-së, janë dy lloje biletash, përkatësisht 15 dhe 65 Euro, të cilat janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.
Më 18 nëntor nëntor, Shqipëria përballet në një miqësore historike me Italinë, ndeshje kjo që vjen vetëm 4 ditë pas asaj me Francën, të vlefshme për grupin i të Eliminatoreve të Evropianit 2016, por që nuk mbart pikëzim. Për këtë qëllim, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se ka nisur shitja e biletave për tifozët shqiptarë që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen në Renë të Francës. Sipas FSHF-së, janë dy lloje biletash, përkatësisht 15 dhe 65 euro, të cilat janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.
Ndërkohë, 4 ditë pas Francës, kuqezinjtë përballen në Xhenova me përfaqësuesen e Italisë dhe trajneri i “Axurrëve”, Antonio Konte, ka bërë të ditur se formacioni që ai do të hedhë në fushën e blertë do të jetë fytyra të reja. Duke folur në një konferencë për shtyp dhënë në mjediset e Federatës Italiane të Futbollit, ish-trajneri i Juventusit ka sqaruar se një pjesë e mirë e futbollistëve që do të luajnë në Eliminatoren e 14 nëntorit me Kroacinë, nuk do të jenë në fushë për miqësoren e pak ditëve më pas me Shqipërinë.
“Kemi mungesa dhe periudha që po kalojmë nuk është edhe aq e mirë, prandaj duhet t’i mbajmë të hapura të gjitha mundësitë”, – ka deklaruar ai, duke vijuar: “Kjo nënkupton se do të mundohem të bëj një listë të gjatë lojtarësh, pasi titullarët e ndeshjes me Kroacinë do të jetë pushim për miqësoren me Shqipërinë.”