AlbanianSport.com 13.11.2016 10:45
ASNN – Horge Lorenco do të niset i pari në garën e Çmimit të Madh të Valencias, të vlefshme për Botërorin e Motorëve. Piloti spanjoll i “Jamaha”-s ka dhënë kohën më të mirë në pistën e Motulit, duke lënë pas Mark Markezin dhe Valentino Rosin. Në Valencia është gara e fundit e Botërorit të Motorëve ku siç dihet “kampion bote” është shpallur Mark Markezi, i cili pritet të marrë vetëm trofeun.
Ashtu si gjithnjë, Valencia është protagoniste e garave të motorëve, pasi aty zhvillohet gara e fundit e Botërorit. Në pistën e Motulit, një nga më të bukurat e kësaj veprimtarie madhore, shpallet zyrtarisht edhe kampioni i botës. Këtë vit, ai është përcaktuar disa gara më parë, pasi i ka grumbulluar pikët e nevojshme. Kampion i botës për vitin 2016 është Mark Markez me motorin “Honda”.
Piloti spanjoll ka zhvilluar një kampionat të përsosur, duke bërë që të fitojë kështu titullin e 3-të botëror në karrierën e tij. Ndërsa provat zyrtare që u zhvilluan të shtunën në Valencia kanë patur si protagonist Horhe Lorencon. Piloti tjetër spanjoll, por me motorin “Jamaha”, ka dhënë kohën më të mirë duke bërë që të zërë vendin e parë në nisje. Nga vendi i dytë niset Markezi, ndërsa në të tretin Valentino Rosi.
Në Valencia pritet të zhvillohet një garë e bukur dhe me mjaft rivalitet, duke parë këtë vijë të parë në nisje. Tre kampionë bote do të kërkojnë të dhurojnë spektakël në garën e së dielës, emocionet e së cilës, sikundër i gjithë ky sezon i jashtëzakonshëm i Moto GP-së, do të sillet për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në një transmetim të drejtpërdrejtë, duke në orën 14.00.