AlbanianSport.com 12.11.2016 15:20
ASNN – E premtja në Valencia, atje ku do të garohet në garëne fundit të këtij sezoni në Botërorin e Motoçiklizmit, që tashmë i di verdiktet përfundimtare të saj, është Horhe Lorencon.
Iberiku i “Jamaha”-s është më i shpejti në përfundim të seksioneve të provave të lira duke e ndalur kronometrin e tij në kohën 1’30”463. Pas krahëve të tij me një diferencë prej 247 të mijtat është tashmë kampioni i ri i botës, Mark Markez.
Vendi i tretë për Maverik Vinjalesin me “Suzuki”-n, duke kompletuar kështu një dominim spanjoll të paparë deri më tani, ndërsa mbeten në hije italianët sa i përket rreshtit të parë të nisjes së të dielës.
“Dukati” i pesti me Doviciozon dhe i shtati me Janonen, që ka qenë përpara Valentino Rosit, i cili ishte i teti me 0”794. Ky pilot nuk e ka konfirmuar vendin e dytë të provave të lira të mëngjesit.