AlbanianSport.com 12.11.2016 14:35
ASNN – Fitore e lehtë e Vllaznisë në Vlorë përballë Apolonisë në basketboll për femra. Një ndeshje e zgjidhur që në dy 10 minutat e para, aty ku Vllaznia ka krijuar epërsinë e mjaftueshëm për të luajtur qetësisht.
Apolonia nuk ka pasur forcën e duhur për t’i bërë ballë ekipit mik, ku edhe një herë tjetër ka regjistruar sërish humbje. Vllaznia krijon diferencën prej 9 pikësh në pjesën e parë, ndërsa në 10 minutat e dyta thellon edhe më shumë epërsinë e krijuar.
Kjo ka bërë që pas pushimit skuadra shkodrane të luajë qetësisht dhe pa asnjë vështirësi. E kësisoj ka administruar fitoren duke mbyllur gjithçka në favorin e vet në shifrat 51-80.
Apolonia – Vllaznia 51-80
(11-20, 10-25, 13-17, 17-18)
Apolonia: Iljazi, Brakaj, Becaj, Çuko, Veliaj / Demiri, Çahiraj, Hyskaj, Lera, Kasaj, Pakica. Trajner: H. Çuko
Vllaznia: J. Dashja, Mlika, Mustafa, Basha, Kraja, Çoçja / A. Dashja, Berrania, Juka. Trajner: R. Rasha
Gjyqtarë: K. Canaj, J. Muho (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 5-të
(11-12 nëntor 2016)
Të premten:
Apolonia – Vllaznia 51-80
Studenti – Goga Basket 41-83
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 11:00
Skënderbeu – Tirana ora 13:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 4 4 0 368-210 8
- Flamurtari 4 4 0 277-218 8
- Vllaznia 5 2 3 330-314 7
- Tirana 3 3 0 216-157 6
- Elbasani 4 2 2 303-267 6
- Studenti 4 2 2 231-237 6
- Apolonia 5 0 5 287-433 5
- Skënderbeu 3 1 2 177-188 4
- Kamza Basket 4 0 4 205-370 4