Gjergj Vyshka 12.11.2016 10:50
Partizani i Yllit Tomorit nuk ka limite, ndërsa dje, në kuadër të javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, jo vetëm që ka fituar përsëri 3-0, por ka vënë përfund Erzenin. Një skuadër, e cila ka luajtur vetëm setin e parë e më pas është dorëzuar në të gjitha drejtimet, sepse të kuqtë kanë dhënë leksione për mënyrën e të luajturit të volejbollit.
Shijakasit që i kanë besuar përvojës së lojtarëve të ardhur nga Teuta, por forma e tyre jo e mirë fizike me volejbollistë mbipeshë duket se penalizon shumë gjëra në ekipin e Rezart Mukës. Madje Partizani në mesin e setit të dytë dhe të tretë ka hequr edhe Çalin e Trokën e gjithçka ia ka lënë artit të organizimit të Arapit dhe shpërthimeve të Qerraxhisë, Konos, Malajt, Ledio e Kristi Martiros.
E për rrjedhojë fitorja jo vetëm që nuk është diskutuar, por edhe pikët e seteve tregojë diferencat e mëdha që aktualisht Partizani ka me Erzenin. 3-0 dhe një përshëndetje e përzemërt e ekipit me grupimet, ndonëse të pakët në numër, të tifozëve, “Red Boys”, quajtur ndryshe “Ultras Guerrils Junior”.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 7-të
(11-14 nëntor 2016)
Të premten:
Partizani – Erzeni 3-0
Të shtunën:
Skënderbeu – Vllaznia sot, ora 11:00
Tirana – Elbasani sot, ora 17:00
Të hënën:
Farka Volej – Studenti ora 16:00
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 6 6 0 18-1 18
- Farka Volej 5 4 1 13-5 12
- Studenti 5 4 1 12-7 11
- Erzeni 6 3 3 12-9 10
- Tirana 6 3 3 12-10 9
- Vllaznia 5 3 2 10-8 9
- Skënderbeu 6 1 5 3-16 3
- Teuta 6 1 5 5-17 2
- Elbasani 5 0 5 3-15 1