AlbanianSport.com 12.11.2016 09:20
ASNN – Ljuis Hamilton ka dominuar ditën e parë të provave në cirkuitin e Interlagos duke fiksuar në mëngjes kohën 1’11”895 që e përsërit dhe pasdite në San Paolo. Që do të thotë se britaniku është kryesuesi i garës me kohën 1’12”271.
Verstapeni, i dyti në seksionin e parë të provave të lira me 1’11”991, pasdite ka humbur një sekondë. Rosberg me 1’12”125 është më keq se ai, por vetëm me një diferencë prej disa të dhjetash.
Sa i përket Ferrarit, vendi i 9-të dhe i 10-të në mëngjes. Vetel i 7-ti me 1’13”002, Raikonen i teti me 1’13”047 duke përmirësuar gjysëm sekonde. Mirë Uilliams, koha e katërt për Botas me 1’12”761, e pesta për Masën.