Kombëtarja / De Biazi: Barazim? Dua një fitore inteligjente në Elbasan!

Share Button

xhovani-de-biazi-2016-agolli

AlbanianSport.com 09.11.2016 21:40

ASNN – Xhovani De Biazi ka në mendje vetëm fitoren, duke thënë se në fushë do të zbresë formacioni më në formë. “Ne luajmë gjithmonë për të fituar, – ka këmbëngulur trajner i Shqipërisë, duke folur gjatë konferencës së sotme për shtyp, të mbajtur ë mjediset e Stadiumit “Elbasan Arena”. – Këtë duhet ta bëjmë në mënyrën më inteligjente, duke shfrytëzuar të gjitha shanset që do të kemi.”

“Në fushë do të zbresin lojtarët më në formë, që do të na japë garanci për rezultatin e kërkuar, – ka vijuar ai. – Për Sadikun dhe Roshin duhet prisni deri përpara ndeshjes.” De Biazi shprehu keqardhjen për ndryshimin e planeve për tifozët, ndërsa stadiumin e Elbasanit e quajti “fatsjellës”. Të dy trajnerët mendojnë se siguria është e duhura dhe se në fushë do të mendohet vetëm për të luajtur futboll.

Megjithatë, nëse trajneri i Izraelit do të kishte firmosur për një barazim në ndeshjen e nesërme ndaj Shqipërisë, De Biazi nuk do ta bënte një gjë të tillë. Trajneri i Kombëtares kuqezi tha në konferencën për shtyp se skuadra do të futet në fushën e lojës për fitore dhe ky do të jetë synimi kryesor. “Do të futemi në fushën e lojës për të fituat dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë me logjikë”, – tha italiani me pasaportë shqiptare.

Për sa i përket gjendjes së Roshit dhe të Sadikut, De Biazi u shpreh se ende nuk është i sigurt nëse ata do të jenë të gatshëm të luajnë ditën e nesërme. “Roshi dhe Sadiku mund të stërviten rregullisht, por për një ndeshje me intensitet rrezikojnë edhe të dëmtohen, – ka pohuar 60-vjeçari. – Por ne duhet të presim të paktën edhe 24 orë për të mësuar nëse do të jenë në fushë.”

“Megjithatë mund të them se do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm”, – shtoi De Biazi. Për sa i përket ndryshimit të stadiumit, trajneri u shpreh se ai nuk ka asnjë ndikim te ekipi. “Më vjen keq për tifozët, se i duhet të udhëtojmë për të na ndjekur. Nuk ndryshon asgjë për skuadrën. Për ne është e njëjta gjë. Ky stadium na ka sjellë fat dhe shpresoj që të na sjellë fat edhe nesër”, – ja përfunduar trajneri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh