AlbanianSport.com 09.11.2016 20:45
ASNN – Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur “kampione” e Evropës për kategorinë e moshës deri në 23-vjeç, në kampionatin që po zhvillohet në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.
Krasniqi ka arritur deri në finale të kategorisë së peshës trupore deri 52 kilogram falë katër fitoreve. Në gjysmëfinale, ajo mposhti italianen Fabiola Pidroni, kurse beteja finale ishte kundër rumunes Larisa Florian.
Distria tashmë është xhudiste e konfirmuar edhe në nivelin e të rriturve, ndërsa ka plot suksese në xhudo, ndër të tjera edhe titullin e botës për të reja. E premta ishte ditë garash edhe për Akil Gjakovën.
Në fakt, ai ka fituar medaljen e bronztë në këtë Kampionat Evropian. Ai ka fituar në ndeshjen e fundit kundër malazezit Nikola Gardaseviç, me një bllokim “maestral” të qafës.