AlbanianSport.com 09.11.2016 16:10
ASNN – Dy seanca stërvitore të zhvilluar dje për të kaltrit e trajnerit Ventura në prag të sfidës të së shtunës me Lihtenshtejnin në Vaduz, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Të gjithë kanë qenë të pranishëm në fushë, me përjashtim të Ixos, që ka punuar në palestër.
Për formacionin, i cili do të përballojë ndeshjen e së shtunës në Vaduz me Lihteshtejnin, mbetet në dyshim vetëm krahu i djathtë i mbrojtjes, ndërsa gjithçka diskutohet mes Zapakostës, që është më shumë favorit, dhe Darmianit. Në qendër Bonuçi e Romanjoli dhe të majtë De Shiljo.
Në një mesfushë me katër, trajneri i ë kaltërve do të provojë De Rosin dhe Verratin në qendër me Kandrevën dhe Bonaventurën nga krahët. Në sulm, Imobile e Beloti. Mbi të gjitha, tashmë më shumë se 20 mijë bileta janë shitur për miqësoren me Gjermaninë të martën e 15 nëntorit 2016 në Milano.
Kështu pra, ka qenë stërvitje tekniko-taktike, dy stërvitje, pamje video dhe përsëri prova të skemës 4-2-4 për të kaltrit që në Koverçiano janë duke përgatitur ndeshjen e së shtunës me Lihtenshtejnin në Vaduz. Në grup edhe mbrojtësi Armando Ixo, që tashmë e ka kaluar problemin në këmbën e tij të djathtë.
Sot në mëngjes stërvitje pastaj pasdite nisje nga Aeroporti i Firences me destinacion përfundimtar Vaduzin. Më pas rihyrje në stadiumin “Reinpark Stadion” dhe në fund konferencë për shtyp i trajnerit të kombëtares së Italisë, Xhampiero Ventura, dhe kapitenit të të kaltërve, Xhanluixhi Bufon.