AlbanianSport.com 06.11.2014 14:25
ASNN – Pas ndeshjes së humbur 2-3 në fushën e vet përballë Laçit, trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, do të deklaronte: “Elbasani bëri një paraqitje dinjitoze në takimin ndaj Laçit për Kupë”.
“E gjithë vëmendja jonë do të jetë në ndeshjen e radhës në kampionat në Durrës, si një mundësi për t’i shtuar vetes shanset për mbijetesë”, – ka shtuar ai. Ndërsa trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, do të theksonte: “Elbasanin e vlerësoi pozitivisht takimin.”
“Më vjen keq për momentet e vështira që është duke kaluar tanimë, – ka vijuar ai. -Megjithatë jam i bindur se ia del. Sa për skuadrën time jam i kënaqur që e hodhi të sigurtë hapin e parë në kalimin e turit.”
Presidentët Laze e Laska, të cilët e kanë parë së bashku ndeshjen, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për numrin e pakët të shikuesve.