AlbanianSport.com 09.11.2016 11:35
ASNN – Distria Krasniqi e Akil Gjakova do të kërkojnë medalje të premten në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Xhudos për Nën-23-vjeçarët. Krasniqi garon në kategorinë e peshës trupore deri 52 kilogramë, ndërsa Gjakova garon në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kilogramë.
Të enjten, dy sportistët shqiptarë të Kosovës kanë mësuar edhe kundërshtarët e Evropianit të Nën-23-vjeçarëve, që nuk vlerësohet midis garave elitë, por që shihet si i rëndësishëm për kalimin nga niveli i të rinjve, tek ai i të rriturve. Krasniqi, i cili më 10 dhjetor 2016 i mbush 21-vjeç, tashmë ka mbyllur karrierën tek të rejat.
Vjet ishte e para në botë për të reja, përkatësisht për xhudistet deri 20-vjet. Ajo ka dy medalje të bronzta nga Kampionatet Evropiane të Nën-23-vjeçarëve, nga vitet 2012 dhe 2013. Distria tashmë ka suksese edhe në nivelin e të rriturve. Këtë vit, ai ishte e dyta në “Grand Prix” të Zagrebit dhe të Budapestit, si dhe e 3-ta në “Grand Prix” në Samsun.