Gjergj Vyshka 09.11.2016 09:45
Në fakt, dopingu është problemi më i madh që ka shqetësuar peshëngritjen në këtë katërvjeçar 2012-2016. Numërohen pesë raste dopingu që nisen me Caljen më 2013 në Lojërat Mesdhetare të Mersinit, Çerçizaj më 2014-ën në stërvitje dhe më e rënda Godelli, Pulaku e Begaj në Botërorin e Kazakistanit më 2014-ën.
Parë kështu, Masllavica premton: “Gjatë mandatit 4 vjeçar do të eliminojmë plotësisht dopingun si fenomen i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Unë garantoj se do të aplikojmë politikën “Zero tolerancë” për dopingun.” Ai ka folur edhe për ekipet kombëtare, duke premtuar mbështetje maksimale.
“Brenda një viti do të formatojmë ekipin kombëtar duke e trajtuar si elitën e sportit në Shqipëri, – ka thënë pretendenti për kreun e organizmit që qeveris shtangën shqiptare. -Ekipit kombëtar do t’i garantohen të gjithë trajtimet në nivelet më të larta sportive, mjekësore si dhe infrastruktura përkatëse.”
“Brenda vitit të parë të mandatit do të plotësojmë me bazë materiale të plotë të gjithë ekipet. Do të marrim masa urgjente që çdo ekip të ketë bazë materiale të plotë dhe profesionale dhe ambiente të përshtatshme për t’u stërvitur”, – ka vijuar më tej Masllavica, duke folur për plotësimin e mangësive që kanë ekipet e shtangës shqiptare.