Tani u kujtuat të kurseni lekët e taksapaguesve shqiptarë, z. president?!

Share Button

hektor-shaqiri

Nga Hektor Shaqiri* 09.11.2016 13:25

Trajneri i Kristi Ramadanit, Hektor Shaqiri, i është kundërpërgjigjur presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza: “Tani u kujtuat të kurseni lekët e taksapaguesve shqiptarë?!” AlbanianSport.com po jua sjell të plotë atë çfarë thotë Hektor Shaqiri.

 

Do ta pranoja që zoti Elez kujton lekët e taksapaguesve shqiptarë për këtë Evropian në Izrael. Por duke qenë se është veprimtaria e fundit e këtij viti, tani po kërkojmë të kursejmë lekët e taksapaguesve? Po në këto katër vjet, si president i Federatës, sa e sa peshëngritës kanë marrë pjesë dhe s’kanë marrë medalje në arenën ndërkombëtare? Të mos i zëmë me emra shtangistët, por sa trajnerë kanë harxhuar lekët e taksapaguesve shqiptarë?

Le të kujtojmë vetëm garën e fundit “Rio 2016” ku për një peshëngritës e gjysmë morën pjesë 3 trajnerë, njëri prej të cilëve ishte vetë presidenti Gjoza, tjetri Sokol Bishanaku (është ende i dënuar për shkak të rasteve doping në Botërorin e Kazakistanit 2014) dhe i vetmi që e meritonte ishte Leonard Toska. Mjaftonin lekët që u harxhuan për dy trajnerët e parë që këta dy djem të rinj, Kristi Ramadani dhe Sopot Sula, të mos merrnin pjesë në Evropianin e Izraelit 2016?!

Të mos hyjmë më pas në sa e sa gara ndërkombëtare janë harxhuar nga “grant”-i i qeverisë me sportistë të kategorisë shumë më poshtë nivelit të Kristi Ramadanit e Sopot Sulës kur në të njëjtën kohë z. Elez ka harruar që të dy janë shumë të rinj. Kristi Ramadani sapo mbushi 16 vjeç. Ku është ndjenja e dhënies prioritet të rinjve me perspektivë të madhe? Aq më tepër që ishte vetë presidenti Gjoza, i cili vendosi për këtë pjesëmarrje dhe për punën që bënë trajnerët e sportistëve dhe vetë peshëngritësit.

Kujt do i faturohet mundi dhe djersa e tyre? Sa për garë kontrolli, zoti President ju keni shkuar vetë dhe i keni parë në stërvitje dhe me dhatë dorën për rezultatin e Kristi Ramadanit, ndërsa për Sopot Sulën më folët fjalët më të mira. Tani nuk arrij dot ta kuptoj këtë kthim pas. Sa për dopingun, zoti president e keni vetë në dorë të merrni mjekun përgjegjës, Mel Ostrenin që të kontrollonte sportistët. Prandaj nuk të shkon fare ky justifikim.

Mirë do të ishte të gjeje një arsyetim tjetër se si rezultati dhe kontrolli antidoping nuk kanë baza ku të qëndrojnë bashkë. Dua t’i bej dhe një pyetje z. Elez: Nuk e mohoj që ka qenë peshëngritës shumë i mirë, por e mbani mend kur ishit 16 vjeç rezultatin tuaj?! A mund ta krahasoni pak atë me rezultatin e Kristi Ramadanit?! Si trajner prej 43 vitesh, Kristit i duhej ky rezultat, duhet të të kujtoj se vitin e ardhshëm Evropiani i Nën-17-vjeçarëve do të bëhet në Kosovë.

Atje ku kam menduar të nderohemi me medalje dhe pse jo të këndohet himni shqiptar me shqiptarët e Kosovës. Unë e imagjinoj se sa do të gëzojnë shqiptarët dhe kosovarët bashkë për këtë që do të ndodhi. Po e mbyll me një thirrje për ju: Ndihmoni dhe përkrahni të rinjtë, ata janë e ardhmja.

 

* Trajner i peshëngritjes

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh