Gjergj Vyshka 09.11.2016 09:45
Lufta e deklaratave mediatike në prag të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, zgjedhje të cilat do të zhvillohen më 12 nëntor 2016 në Vlorë, nuk kanë të ndalur.
Sepse është bërë çështje tashmë që Kristi Ramadani dhe Sopot Sula nuk do të jenë në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në Izrael, nga data 2, deri më 10 dhjetor 2016.
E pas reagimit të shtangistëve, që “Sport Ekspres” e botoi të hënën, është trajneri i Kristi Ramadanit që reagon për këtë çështje. Bëhet fjalë për një trajner prej 43 vjetësh, që ka përgatitur shtangistë me emër dhe në arenën ndërkombëtare, si Hektor Shaqiri.
Ai akuzon presidentin Gjoza, sepse, sipas tij, “grant”-i financiar i organizmit që qeveris shtangës shqiptare jo rrallëherë është harxhuar vitet e fundit dhe për peshëngritës që nuk kanë sjell medalje.
Apo kur në Rio 2016 kanë shkuar tre trajnerë, njëri prej të cilëve vetë presidenti Gjoza, për një peshëngritës e gjysmë. AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë atë çfarë thotë Hektor Shaqiri.