Gjergj Vyshka 08.11.2016 14:25
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë ka zgjidhur marrëveshjen me SIGAL Prishtinën e në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizohet si bardheblu, atje ku për herë të fundit ka qenë në sezonin 2010-2011. Gerti Shima ka lindur më 6 maj 1986.
Karrierën e tij e ka nisur tek Tirana, ndërsa ka qenë pjesë e bardhebluve për më shumë se sa tre sezone. Më 2004-2006 ka qenë me Valbonën. E më pas për dy sezone, 2006-2008, do të luante për SIGAL Prishtinë.
Kthehet sërish tek bardheblutë me të cilët ka luajtur deri më 2010-2011. Largohet në Kroaci për një sezon 2011-2012 tek Capljina Lasta. Por ndërkohë do ta vazhdonte karrierën e tij tek Peja për tre sezone 2012-2015, Bashkimi i Prizrenit dhe në fund SIGAL Prishtina.
Në fakt një ardhje e Shimës është paralajmëruar që në ditët e para të këtij viti, por gjithçka parashikohej për këtë sezon të saponisur. Tashmë vetëm firmat mbi kontratë do të mund ta zyrtarizojnë, ndërsa Gerti Shima është në prag të rikthimit tek Tirana.