Edhe për Nën-19-vjeçarët, në duelin mes Vllaznisë dhe Akademisë së Futbollit të Tiranës është fiksuar i njëjtit rezultat si te Nën-17-vjeçarët, 1-1.
Miqtë kanë kaluar të parët në epërsi, me anë të Ballës në të 35-ën minutë, ndërsa vendësit kanë barazuar me anë të Pusit në minutën e 65-të.
Madje i njëjti lojtar pati humbur edhe një 11-metërsh në të 30-ën minutë, duke e privuar Vllazninë ndoshta nga një fitore e sigurt. Përfundimisht 1-1.
Vllaznia – Akademia e Futbollit (Tiranë) 1-1
Shënues: Pusi 65’ / Balla 35’
Vllaznia: Bajri, Rahova, Dyca, Palushani, Kruja, Rajçeviç, Brahimi, Çela, Miloti, Pusi, Dallnesi U aktivizuan: Pjerrza, Smajli. Trajner Elvin Beqiri
Akademia e Futbollit: Ziri, Qardeli, Koçi, Shehi, Gakova, Punavija, Ahmeti, Konçi, Kovaçi, Basha, Balla. U aktivizuan: Dervishi, Lutaj, Brahilika, Kazhani, Xhafa. Trajner Ardit Bozo
Gjyqtarë: N. Soko, A. Vila, D. Sinani (Durrës)