ASNN – Akademia e Futbollit të Tiranës është paraqitur në mënyrë dinjitoze në Shkodër, teksa ka marrë një barazim të merituar.
Skuadra që drejtohet prej një emri të mirënjohur të futbollit shqiptar si Alban Bushi ka tërhequr shumë interes në Shkodër.
Miqtë kanë kaluar të parët në epërsi, me anë të Xhekës, ndërsa shkodranët kanë barazuar me anë të Sekjes dhe në fund 1-1.
Vllaznia – Akademia e Futbollit (Tiranë) 1-1
Shënues: Sekja 55’ / Xheka 7’
Vllaznia: Qarri, Lekaj, Isufi, Paja, Sekja, Toma, Hoxha, Mehja, Kulla, Qardaku, Boriçi. U aktivizuan: Lisaj, Kraja, Fushaj, Lesha, Gjelaj. Trajner: H. Lika
Akademia Tiranë: Pushaj, Guni, Trokthi, Jahelezi, Ballgjini, Hoxha, Tuli, Xheka, Koleci, Daja, Mehmetllari. U aktivizuan: Peposhi, Laho, Lila, Hajderaj, Corri. Trajner: A. Bozo
Gjyqtarë: N. Soko, A. Vila, D. Sinani (Durrës)