Gjergj Vyshka 07.11.2016 08:55
Fushata për president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që do të zgjidhet më 12 nëntor 2016 në Vlorë, është ashpërsuar më shumë. Jo vetëm daljet mediatike vizive kanë qenë të ashpra mes Theodhoraq Masllavicës dhe Elez Gjozës, por tashmë në lojë janë dhe peshëngritësit.
Kristi Ramadani dhe Sopot Sula janë hequr nga lista për të konkurruar në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Izrael, nga data 2, deri më 10 dhjetor 2016, vetëm e vetëm sepse janë të sponsorizuar nga kandidati për president Theodhoraq Masllavica.
AlbanianSport.com po ju sjell një deklaratë të peshëngritësit Kristi Ramadanit, i cili ka folur dhe në emër të Sopot Sulës, e që për transparencë të lexuesve po vjen e plotë dhe pa shkurtime.