ASNN – Ballafaqimi mes Vllaznisë dhe Flamurtarit në basketboll për femra është përshkuar nga fillimi deri në mbyllje të tij nga rivaliteti në mes të dyja skuadrave. Emocionet kanë vijuar të jenë të pranishme në të 4 pjesët.
Në 10-minutëshin e parë, vendaset kanë qenë më të sakta në lojën e tyre dhe, të udhëhequra nga kapitenia e tyre, Mustafa, dalin fituese me shifrat e ngushta 14-13. Por mikeshat nga Vlora kundërpërgjigjen me të njëjtën mënyrë në pjesën e dytë.
Ato fitojnë 12-14 dhe shkojnë në pushim në epërsi, me një pikë diferencë, 26-27. Interesant është fakti se edhe në pjesën e tretë, shifrat janë të njëjta si në të dytën 12-14, gjithnjë në favor të basketbollisteve vlonjate.
Vllaznia bën të gjitha përpjekjet në pjesën e fundit për të përmbysur dizavantazhin. Por nuk arrin të ngushtojë, përkundrazi është Flamurtari që fiton 16-17 dhe krejt ndeshjen 54-58.
Vllaznia – Flamurtari 54-58
(14-13, 12-14, 12-14, 16-17)
Vllaznia: I. Dashja, Mustafa, Basha, A.Dashja, Berranija, Kraja Trajner: R. Rasha
Flamurtari: Myrto, Rrapaj, Plasa, Palko, Kostallari, Hysaj Trajner: V.Toska
Gjyqtarë: M.Kasemi (Vlorë), O.Kasmi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(2-5 nëntor 2016)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Elbasani 53-88
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari 54-58
Apolonia – Skënderbeu 60-75
Tirana – Studenti 57-53
Goga Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 277-218 8
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Tirana 3 3 0 216-157 6
- Elbasani 4 2 2 303-267 6
- Studenti 3 2 1 190-154 5
- Vllaznia 4 1 3 250-263 5
- Skënderbeu 3 1 2 177-188 4
- Apolonia 4 0 4 236-353 4
- Kamza Basket 4 0 4 205-370 4