AlbanianSport.com 06.11.2016 08:55
ASNN – Pas ndeshjes së luajtur të mërkurën, kur Elbasani ka fituar 88-53 në Sallën Sportive të Bathores në ndeshjen e parë, Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra i ka luajtur të shtunën të gjitha takimet e tjera të javës së saj të 4-t dhe Goga Basket, e cila ka qenë pushim për efekt kalendari, ia ka dorëzuar kreun Flamurtarit.
Në fakt, Ballafaqimi mes Vllaznisë dhe Flamurtarit është përshkuar nga fillimi deri në mbyllje të tij nga rivaliteti në mes të dyja skuadrave. Emocionet kanë vijuar të jenë të pranishme në të katër pjesët e lojës. Të parën e fitojnë shkodranet, por Flamurtari fiton 3 pjesët e tjera, ndonëse me shifra të ngushta, dhe, bashkë me to, krejt ndeshjen me rezultatin 54-58.
Ndërkohë, Tirana e ka pasur të vështirë fitoren 57-53 ndaj Studentit, ndërsa e ka siguruar suksesin falë dy triumfeve në pjesën e dytë dhe të tretë. Studenti, mbështetur fort tek Mema e Metani, por dhe Vata, arrin të bëjë rezistencë. Aq sa pjesën e parë e ka fituar skuadra e Fiorentina Mitkut. Por bardheblutë kundërpërgjigjen menjëherë dhe fitojnë dy të tjerat, duke zhvlerësuar fitimin e pjesës së 4-t nga Studenti.
Pra një fitore e vuajtur për skuadrën e trajnerit Roland Avrami, së cilës vazhdojnë t’i mungojnë Aliaj e Hoxhaj. Por, sidoqoftë, suksesi nuk u mungon. Në takimin e fundit të javës së 4-t, Skënderbeu ka gjetur Apoloninë për të marrë suksesin e parë të sezonit. Dominimi i korçareve ka qenë i dukshëm në Vlorë, ndërsa i kanë fituar të katër pjesët e lojës.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(2-5 nëntor 2016)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Elbasani 53-88
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari 54-58
Apolonia – Skënderbeu 60-75
Tirana – Studenti 57-53
Goga Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 277-218 8
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Tirana 3 3 0 216-157 6
- Elbasani 4 2 2 303-267 6
- Studenti 3 2 1 190-154 5
- Vllaznia 4 1 3 250-263 5
- Skënderbeu 3 1 2 177-188 4
- Apolonia 4 0 4 236-353 4
- Kamza Basket 4 0 4 205-370 4