Gjergj Vyshka 05.11.2016 12:30
Drejtori i Sportit Elitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Arjan Konomi, dhe Viron Bezhani, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë qenë zyrtarët që kanë monitoruar zgjedhjet.
Disa herë dhe për t’i ulur tensionet, Bezhani i ka kërkuar të gjithëve që të paraqesin dokumentacionin e tyre për shkeljet që mund të ketë, të cilat më pas do të kalohen në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
Mbi të gjitha Bezhani ka kërkuar largimin e njerëzve me uniformë nga salla për të mos qenë delegatët nën presion e më pas të qëndrojnë vetëm ata që janë civil. “Ne duam të gjithë dokumentacionin e votimit”, – ka thënë ai.
“Ju bëjmë thirrje të mos ketë zgjedhje me dhunë dhe me forcë. Ju garantoj që nëse do të ketë shkelje do të jem i pari që nuk do t’i njohim këto zgjedhje”, – ka thënë Bezhani, që është detyruar të ngrejë dhe zërin, sepse i gjithë fillimi i Asamblesë ka qenë një rrëmujë e madhe.