AlbanianSport.com 04.11.2016 21:05
ASNN – Transmetimet sportive të lojërave me dorë janë rikthyer në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, me transmetimet e drejtpërdrejta dhe ekskluzive të dy prej sfidave më të spikatura të volejbollit dhe basketbollit të meshkujve. Në volejboll, Partizani ka mposhtur në 3 sete Studentin, ndërsa në basketboll, Tirana ka mposhtur sfidën e Ardhmëria Basketit, duke triumfuar me shifrat 90-69.
Rrjeti i Radio-Televizionit ka sjellë të premten në mbrëmje edhe duelin më të spikatur të javës së 4-t të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, atë midis Tiranës dhe Ardhmëria Basketit. Dhe përvoja ka bërë diferencën në këtë sfidë, ku, përtej dëshirës dhe përpjekjeve të skuadrës që debuton për herë të parë në këtë nivel të koshit shqiptar të meshkujve, Tirana ka treguar se mbetet një pretendente tradicionale për kurorën e kampiones.
Ardhmëria Basket, e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, e ka shtangur Tiranën në pjesën e parë, duke e fituar atë 24-22, por bardheblutë reagojnë, duke e fituar të dytën 18-13 dhe duke shkuar në pushim në kryesim 40-37. Pjesa e tretë është ajo që vendos fatin e ndeshjes, pasi Tirana e fiton atë thellë 25-8, duke bërë që pjesa e katërt, që u fitua gjithashtu nga bardheblutë 25-24, të jetë thjesht për statistikë. Tirana fiton 90-69 dhe ruan e vetme kreun e renditjes.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 4-t
(4-5 nëntor 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Tirana 69-90
Kamza Basket – Vllaznia 84-62
Të shtunën:
Flamurtari – Teuta ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 4 4 0 332-264 8
- Vllaznia 4 2 2 303-273 6
- Kamza Basket 4 2 2 295-296 6
- Teuta 3 2 1 225-206 5
- Ardhmëria Basket 4 1 3 273-264 5
- Flamurtari 3 0 3 136-261 3