Gjergj Vyshka 02.11.2016 12:30
Federata Shqiptare e Volejbollit ka njoftuar se janë bërë ndryshime në kalendarin e kësaj jave së pari sepse ka nisur rikonstruksioni i Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet e, së dyti, sepse në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, nga data 4, deri më 6 nëntor 2016, do të zhvillohen Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Pingpongut për meshkuj.
Për rrjedhojë të gjitha ndeshjet e të rinjve dhe të rejave parashikuar në sallën sportive “Fahrie Hoti” kanë kaluar në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, kurse Erzeni dhe Teuta, që duhet të ishin pritës, këtë herë do të jenë në fushë të huaj për të qenë ndryshe në fazën e dytë. E megjithatë, ajo që është e rëndësishme është fakti se kryendeshja e volejbollit të meshkujve, Studenti-Partizani do të jetë të premten në ekranin e RTSH-së.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Ndryshimet e reja në kalendarin e javës:
Të premten:
Studenti – Partizani ora 17:00
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Të shtunën:
Skënderbeu – Erzeni ora 11:00
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Të shtunën:
Lushnja – Teuta ora 13:00
Palestra e Krutjes
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Të Reja
Të dielën:
Tirana – Besëlidhja ora 11:00
Salla nr. 2, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Skënderbeu – Erzeni ora 12:00
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Të Rinj
Të shtunën:
Elbasani – Teuta ora 19:00
Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, Elbasan
Të dielën:
Farka Volej – Skënderbeu ora 13:00
Salla nr. 2, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Tirana – Apolonia ora 15:00
Salla nr. 2, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë