Gjergj Vyshka 02.11.2016 10:40
Në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, të cilat do të zhvillohen më 12 nëntor 2016 në Vlorë, duket se do të jenë 4 kandidatë për postin e presidentit.
Që do të thotë se përveç presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozës, por edhe Theodhori Masllavicës dhe Muharrem Berishës, do të jetë dhe Ilir Topuzi.
Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni, ndërsa duket një luftë e ashpër për karrigen e presidentit të shtangës shqiptare, që do të zgjidhet më 12 nëntor në Vlorë.