AlbanianSport.com 01.11.2016 13:30
ASNN – Shuhet një figurë e dashur për të gjithë të apasionuarit e futbollit botëror. Silvio Gazaniga, ideatori dhe projektuesi i trofeut të Botërorit të futboll është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Në vitin 1970, ai fitoi konkursin e organizuar nga FIFA dhe projektoi trofeun të cilin e ngrenë fituesit e çdo Botërori.
Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, Silvio Gazaniga. Ndoshta për shumë ky emër nuk do të thotë asgjë, por të gjithë të apasionuarit pas futbollit duhet ta njohin si babai i kupës së Botërorit. Më 1970-ën, Gazaniga ka fituar konkursin e organizuar nga FIFA për të krijuar dhe realizuar trofeun e veprimtarisë më të dashur për të gjithë, që , pas Botërorit të Meksikës, e cila do të zëvendësonte trofeun e mëparshëm “Zhyl Rime’”. Midis 53 kandidatëve, FIFA zgjodhi italianin që ideòi dhe realizòi Kupën më të famshme dhe të dëshiruar në botë, atë që çdo fëmijë i apasionuar pas futbollit ëndërron ta ngrejë një ditë. Në 2012, ai pati fituar edhe një çmim të dhënë nga Republika Italiane në nderim të kontributit që ka dhënë.
Në rrjetet sociale mesazhet ngushëlluese për humbjen e Gazanigës kanë qenë me mijëra nga çdo anë e botës. Përveç trofeut të Kupës së Botërorit, midis veprave të bëra prej tij janë edhe trofeu i Kupës UEFA (tashmë Liga e Evropës), Superkupa e Evropës dhe Kupa e Kampionatit të Nën-21-vjeçarit.