Vllaznia i është kthyer normalitetit në basketboll për meshkuj teksa, fitore pas fitores, po arrin të mos i ndahet Tiranës kryesuese. Në javën e 3-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, Vllaznia ka mundur Ardhmëria Basketin me shifrat 70-62. Edhe pse Vllaznia doli fituese me meritë e të gjithë ndeshjes duhet pranuar se ecuria e takimit u përshkua nga faza shumë interesante.
Mjafton të përmendin, se pas pjesës së parë, të fituar nga vendasit me shifrat 17-12, miqtë nga Tirana, nën drejtimin e trajnerit shkodran, ish-basketbollistit të mirënjohur Afrim Bilali, kundërpërgjigjen me fitoren 15-22, duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin me dy pikë diferencë në epërsi, 34-32.
Emocione të shumta në pjesën e tretë ku, pas një lufte të fortë sportive, janë sërishmi miqtë që fitojnë me një pikë diference 18-18 duke e thelluar në 50-53. Por ai që vendos është 10-minutëshi i fundit, pjesë kjo që flet tërësisht në favor të Vllaznisë. Shkodranët fitojnë 20-9 dhe në total 70-62.
Një fitore jo shumë e lehtë, por që nuk e ndan Vllazninë nga Tirana kryesuese.
Vllaznia – Ardhmëria Basket 70-62
(17-12, 15-22, 18-19, 20-9)
Vllaznia: Berdica (12), Ndoja (21), Shabani (12), Bekteshi (5), Da. Lekndreaj (15) / Faslija (2), Do. Lekndreaj (2), Arra, Rrashketa, Rakaj. Trajner: B. Gjeçaj
Ardhmëria Basket: Merkaj (14), Gjonaj (13), Sukaj (19), Ferra (10), Mara / Hoxha (2), Shahini (2), Beqo (2). Trajner: A. Bilali
Gjyqtarë: G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë), M. Kasemi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 3-të
(29 tetor 2016)
Vllaznia – Ardhmëria Basket 70-62
Tirana – Teuta 74-64
Flamurtari – Kamza Basket 60-80
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 3 3 0 242-195 6
- Vllaznia 3 2 1 241-188 5
- Teuta 3 2 1 225-206 5
- Ardhmëria Basket 3 1 2 204-174 4
- Kamza Basket 3 1 2 211-234 4
- Flamurtari 3 0 3 135-261 3