AlbanianSport.com 30.10.2016 11:45
ASNN – Elbasani mundet në shtëpi nga Tirana Eagles Basket në basketboll për meshkuj, në një ndeshje ku rivaliteti ishte i madh deri në fund.
Sfida përfundoi në shifrat 69-84 për miqtë, por me pak fat edhe elbasanasit mund të kishin dalë të fituar.
Kështu pjesa e parë u mbyll 20-16 në favor të verdhebluve, ndërsa e dyta në barazim 19-19 dhe vendësit kryesojnë 39-35.
Tirana Eagles Basket e kthen lojën në pjesën e tretë, pasi fiton 18-29, ndërsa fitoren e hipotekon në 10-minutëshin e fundit, pasi e fiton atë 12-20.
Dhe, në përfundim 69-84 për kryeqytetasit e drejtuar nga Juri Dashi, që mbeten kështu sfidantët kryesorë të Partizanit për ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm.
ELBASANI-TIRANA EAGLES BASKET 69-84
(20-16, 19-19, 18-29, 12-20)
ELBASANI: Biçoku, Mata, Kishta, Guxha, Isufi / Leka, Koçiasi, Balliu, Uruçi. Trajner: B. Sinani
TIRANA EAGLES BASKET: Adili, Vogli, Nasi, Prodani, Musta / Kala, Nikolli, Shytaj, Allaraj, Shehi, Zavalina, Xhemali. Trajner: J. Dashi
GJYQTARË: A. Dulçe, Y. Harasani (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Apolonia 104-37
Të shtunën:
Elbasani – Tirana Eagles Basket 69-84
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 3 3 0 261-155 6
- Tirana Eagles Basket 2 2 0 153-111 4
- Apolonia 3 1 2 153-238 4
- Elbasani 2 0 2 124-154 2
- Skënderbeu 2 0 2 128-161 2