AlbanianSport.com 30.10.2016 11:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj, i cili e pati ngritur të premten siparin e javës së 5-të të tij me fitoren e vështirë, 3-2, që Studenti arriti ndaj Erzenit, ka vijuar të shtunën me 3 ndeshjet e tjera të tij.
Ndërkohë që Partizani kryesues ishte pushim, për efekt kalendari, ka përfituar Farka Volej, e cila ka korrur fitoren e 4-t në këto 5 javë, duke iu bashkuar të kuqve kryeqytetas në kuotën e 12 pikëve.
Djemtë e trajnerit Dritan Bardhit kanë mbaruar punë shpejt për një orë, ndërsa kanë fituar 3-0, me rezultatet e seteve përkatësisht 25-17, 25-17 dhe 25-13, në takimin e zhvilluar të fundit mbrëmë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Studenti mban vendin e 3-të, me 11 pikë, ndërsa në vendin e 4-t, me 9 pikë, është ngjitur Tirana, që dje në mesditë, në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ka fituar me Skënderbeun sa “hap e mbyll sytë”, 3-0.
Erzeni mbetet në vendin e pestë, me 7 pikë, një më tepër sesa Vllaznia, e cila po në 3 sete ka triumfuar në Durrës ndaj Teutës vendase. Kështu, 6 skuadrat e kreut pritet të përfshihen në një betejë të ashpër për 4 vendet e “play-off”-it final të titullit.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 5-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Studenti – Erzeni 3-2
Të shtunën:
Tirana – Skënderbeu 3-0
Teuta – Vllaznia 0-3
Farka Volej – Elbasani 3-0
Partizani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 4 4 0 12-1 12
- Farka Volej 5 4 1 13-5 12
- Studenti 4 4 0 12-4 11
- Tirana 5 3 2 11-7 9
- Erzeni 4 2 2 9-6 7
- Vllaznia 4 2 2 7-7 6
- Skënderbeu 5 1 4 3-13 3
- Elbasani 4 0 4 1-12 0
- Teuta 5 0 5 2-15 0