AlbanianSport.com 30.10.2016 07:45
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 3-të, duke konfirmuar Tiranën si kryesuese të shkëputur në krye të renditjes, me një bilanc prej 100% fitoresh në këtë fillimsezon.
Tirana ia ka dalë në duelin e pretendenteve ndaj Teutës, teksa ka fituar mes nervash me shifrat 74-64. Por janë ndëshkuar për sjellje jo të mirë e protesta Hysenagolli e trajneri i bardhebluve, Sllobodan Petrovski, si dhe Shestani e trajneri i durrsakëve, Nikola Milatoviç, në një takim që ka pasur tension.
Ndërkaq, Vllaznia i është kthyer normalitetit teksa, fitore pas fitores, po arrin të mos i ndahet Tiranës kryesuese. Në javën e 3-të të kampionatit, Vllaznia ka mundur Ardhmëria Basketin, 70-62. Edhe pse Vllaznia e fitoi ndeshjen, duhet pranuar se ecuria e takimit u përshkua nga faza shumë interesante.
Në takimin e fundit të javës së 3-të, Kamza Basket ka bërë një shëtitje në Vlorë, teksa përballë një Flamurtari me djem të rinj ka triumfuar me plot 20 pikë diferencë. Fati i ndeshjes është vendosur që në dy pjesët e para, të cilat Kamza Basket i ka fituar bindshëm, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në favor të saj, 60-80.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 3-të
(29 tetor 2016)
Vllaznia – Ardhmëria Basket 70-62
Tirana – Teuta 74-64
Flamurtari – Kamza Basket 60-80
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 3 3 0 242-195 6
- Vllaznia 3 2 1 241-188 5
- Teuta 3 2 1 225-206 5
- Ardhmëria Basket 3 1 2 204-174 4
- Kamza Basket 3 1 2 211-234 4
- Flamurtari 3 0 3 135-261 3