Gjimnastikë / Oneda Reçi, e argjendtë në turneun ndërkombëtar të Mariborit

Share Button

gjimnastike-oneda-reci-medalja-2016-maribor

Gaspër Marku 29.10.2016 09:45

ASNN – Sukses i gjimnastikës shqiptare në Slloveni, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë, e mbështetur nga presidenti i Federatës, Leonard Lulaj, ka zënë dhe vendin e parë si ekip. Pas suksesit të arritur pak muaj më parë në dy turnetë ndërkombëtar të zhvilluar në Itali, përkatësisht në Pezaro dhe Montekatini, atje ku u arritën rezultate mjaft pozitive, gjimnastet shqiptare kanë bërë një tjetër përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Këtë radhë ekipi përfaqësues i gjimnastikës shqiptare, i përfaqësuar tërësisht nga gjimnastet e Vllaznisë, nën drejtimin e trajnerit Vladimir Limaj ishte mysafir në turneun ndërkombëtar të Mariborit në Slloveni. “Shlamunov Memorial” quhej veprimtaria që Federata Botërore e Gjimnastikës organizon tradicionalisht për të 11-tin vit me radhë në të cilin konkurruan edhe gjimnastet e ekipit shqiptar. Shqipëria përfaqësohej me tre gjimnaste Oneda Reçi, Aurela Hoxha dhe Eralda Zemanaj, të cilat, së bashku me trajnerin e tyre Limaj,  përfaqësojnë Vllazninë në kampionatin shqiptar.

Të mbështetura financiarisht nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës, me President Leonard Lulajn dhe Sekretare të Përgjithshme Fatbardha Shtrepi, gjimnastet tona, pasi kaluar një fazë përgatitore speciale mbi një mujore në kryeqytetin italian, Romë, udhëtuan drejt Sllovenisë më objektiv marrjen e rezultateve pozitive. Edhe pse në konkurrim ato rivalizonin me gjimnastet e ekipeve të njohura të shteteve te tjera si Austria, Kroacia, Italia, Hungaria, Sllovakia, Serbia, Egjipti dhe Sllovenia vendëse, gjimnastet tona kanë arritur të bëjnë një përfaqësim tepër të mirë.

Përgatitja e tyre komplekse, fizike dhe teknike e kombinuar me elegancën dhe finesën e ekzekutimit të ushtrimeve, që përmbante programi garues, bënë që juria qendrore të votonte pa ngurrim dhe unanimisht Shqipërinë në vendin e parë si ekip. Një sukses ky i merituar që ka për bazë punën pasionante dhe profesionale të trajnerit Vladimir Limaj, por pa dyshim që, një meritë jo pak të vogël në këtë mes, ka edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikes, Leonard Lulaj.

Ai falë pasionit që ka për këtë sport, me të cilin u lidh që në fëmijëri me ekipet e Vllaznisë dhe më pas edhe në Itali, mbështet në mënyrë të pakursyer gjimnastikën shqiptare. Por krahas suksesit të fitimit të vendit të parë si ekip, që padyshim ishte një surprizë e këndshme për të gjithë pjesëmarrësit, surpriza tjetër vjen kur vendi i dytë në konkurrimin individual të kësaj veprimtarie vjen për Shqipërinë. Protagoniste e këtij suksesi është 19-vjeçarja e talentuar, Oneda Reçi. Gjimnastja shqiptare, Reçi arriti të fitoi në këtë kampionat tre medalje të argjendta.

Në konkurrimin e katërgarëshit, ajo zuri vendin e dytë me 42.600 pike duke paraqitur një garë të bukur estetike dhe me shumë potencial. Reçi u gjend në klasifikimin përfundimtar në tre më të mirat duke u rreshtuar midis dy kroateve, ku e para ishte Furaç Petra me 44.550 pikë, e dyta shqiptarja Reçi me 42.600 pikë dhe e treta Belokleiç Korina me 40.400 pikë. Gjimnastja shqiptare mori gjithashtu medalje të argjendta në dy specialitetet e saj në veglën e kërcimeve me 12.000 pikë dhe paralele të shkallëzuar me 9.450 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh