AlbanianSport.com 28.10.2016 17:05
ASNN – Nuk ka asnjë ndryshim përsa i përket stadiumit ku do të luhet ndeshja e 12 nëntorit 2016, midis Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Federata Shqiptare e Futbollit ka përsëritur, në një njoftim zyrtar në faqen e saj zyrtare në Internet, se ky takim, do të luhet, sipas parashikimit në Stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës.
“Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit”, – vijon njoftimi i FSHF-së.
Organizmi që qeveris futbollin në vend rikonfirmon edhe një se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Gjithashtu, njoftohet se shitja e biletave vazhdon normalisht.