AlbanianSport.com 28.10.2016 16:10
ASNN – Rrugë e vështirë, por e suksesshme ka qenë ajo e Marsel Vangjelit në “Body-Building”. Rregull, disiplinë dhe stërvitje. Me dashurinë për sportin ai ka çelur një palestër të vetën, atje ku me rolin e “pedagogut”, ai përgatit sportistët të rinj e të talentuar.
Ai, Marseli, i urtë e i qeshur në jetë, por mjaft i ashpër dhe kërkues ndaj “nxënësve” të tij. Ai di të mësoj, di të kërkojë. Marsel Vangjeli ëndërron të marrë pjesë në kampionatet botërore. Dhe kësaj do ia arrij sepse e do sportin e tij. Bën stërvitje të vazhdueshme dhe disiplinë personale.
Sportisti i mirë duhet të jetë edhe njeri i mirë, me disiplinë të hekurt. Ndaj dhe prindërit e tij, e sidomos e ëma, i qëndron afër. Ky djalosh i ri me vitalitet jep edhe për të tjerët. Ja, një sportist që ai e përgatiti me kujdes sot është kampion në peshën 75 kg. Të tjerë po përgatitën për të ardhmen.
Kemi përpara këtë sportist që e ka shpalosur krenar flamurin e atdheut të tij të dashur dhe kupën e fitores përpara. Më duket sikur ai trupi i fuqishëm do të fluturoj në krahët e Shqiponjës dy krenare drejtë lartësive. Sa bukur. Dhe kjo na jep jetën për të qenë kurdoherë fitimtarë.