Gjergj Vyshka 28.10.2016 07:55
Në përfundim të mbledhjes së Komisionit kundër Dhunës në Sport në mjediset e MAS, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i shoqëruar nga Drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, por dhe ai i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, ka vizituar edhe një herë mjediet e ish-Kompleksit “Dinamo”.
Nuk duhet harruar që prej muajsh aty janë vendosur magazinat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tashmë bëhet gati që godina ekzistuese e ish-Kompleksit “Dinamo” t’i kalojë institucionit më të madh të topkëmbës. Që, së bashku me fushat e futbollit ekzistuese, do të bëjë një kompleks modern për të gjitha ekipet kombëtare, ashtu sikurse është në Kamëz.
Dhe brenda një kohe shumë të shkurtër duke pritur që të përfundojnë të gjitha ndërtimet në pjesën e pasme të ish-kompleksit Dinamo, Federatat Sportive, Agjencia e Shërbimit të Sporteve së bashku me Laboratorin Mjekësor, por dhe drejtoria e Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të kalojë në ambientet e reja, që janë pjesë e Parkut Olimpik, atje ku pritet të jetë dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar…