Gjergj Vyshka 27.10.2016 13:25
Gjykon ndërkombëtari Altin Telon, të cilin kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit, së bashku me ndërkombëtarin tjetër Erjon Mujo, nuk e ka pranuar për sezonin 2016-2017. Partizani, në volejboll për meshkuj, ka fituar në miqësoren përballë Pejës, e cila përgatitet për t’u ndeshur në Kupën e Kampioneve me një skuadër zvicerane.
Pra në një farë mënyre ka qenë një ndeshje, e cila i ka shërbyer më shumë kosovarëve, por që ka testuar dhe të kuqtë, të cilët këtë javë janë pushim në kampionat. Partizani i Ylli Tomorrit ka luajtur me të gjithë lojtarët e formacioni. Seti i parë është fituar nga kosovarët 22-25. E më pas kthimi është i fuqishëm.
Pavarësisht se setin e dytë e kanë fituar me vështirësi, Partizani ia ka dalë të jetë fitues në pikët shtesë, 26-24. E më tej 25-18 dhe 25-22 dhe 3-1. Është luajtur dhe një set shtesë, të cilin Partizani me të rinjtë përsëri e ka fituar. Për t’u evidentuar është fakti se kjo miqësore është gjykuar nga ndërkombëtari Altin Telon.
Kë të fundit, kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit, së bashku me gjyqtarin tjetër, Erjon Mujon nuk e pranoi për sezonin 2016-2017. Kjo pas refuzimit të tyre për të nënshkruar kontratat në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. E sidoqoftë, Partizani ia ka dalë të jetë fitues.
Partizani – Peja 3-1
(22-25, 26-24, 25-18, 25-22)