Reali i Madridit & Borusia e Dortmundit, që tani në turin e 16-shes

Share Button

Liga-e-Kampioneve-shi-logo-blue-black

AlbanianSport.com 05.11.2014 08:50

 

ASNN – Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit janë dy skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin për në turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve. Të dyja skuadrat kryesojnë grupet përkatëse me nga 12 pikë. Në Londër, Arsenal edhe pse kryesoi deri në 3-0 nuk arrin të ruajë këtë epërsi kundrejt Anderlehtit. Kjo pasi skuadra e trajnerit kosovar, Besnik Hasi, arrin të barazojë 3-3 dhe të marrë një pikë.

Ndërsa Juventusi ka vuajtur, por ka fituar 3-2 me Olimpiakosin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Torinos. Në fund të fundit rëndësi ka fitorja dhe bardhezinjtë kanë arritur të marrin tri pikët aq të domosdoshme për të vazhduar pretendimet për kualifikimin përtej fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. Pirlo e kaluar Juventusin fillimisht në epërsi.

Por Botia dhe Ndinga iu kanë ngrirë buzëqeshjen tifozëve në stadium. Më pas vjen një autogol i Robertos dhe në fund njp gol i Pogbasë, që fiksojnë shifrat në 3-2 për juventinët. Ndërsa Vidali ka humbur një 11-metër në minutën e 94-t për torinezët. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletiko e Madrid ka fituar 2-0 me Malmoen, falë golave të realizuar nga Koke dhe Raul Garsia.

Spanjollët kryesojnë grupin A me 9 pikë, ndërsa Juventusi e Olimpiakosi kanë nga 6 pikë. Realit të Madridit i ka mjaftuar një gol i Benzemasë për të marrë tri pikët ndaj Liverpulit dhe për t’u ngjitur në krye të grupit B me 12 pikë të plota. Ndërsa Bazeli ka fituar 4-0 me Ludogorets. Golin e tretë për zviceranët e realizon mesfushori i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

Bazeli ndodhet në vendin e dytë në grup me 6 pikë, duke ëndërruar kështu kualifikimin. Bajer Leverkusen ka mundur 2-1 Zenitin e Shënpjetërburgut dhe kryeson grupin C me 9 pikë. Falë golit të realizuar nga Taliska në minutën e 82-të, tri pikë ka marrë edhe Benfika ndaj Monakos. Një ndeshje tepër e bukur është zhvilluar në Emireits Stedium, ajo midis Arsenalit dhe Anderlehtit, e vlefshme për grupin D.

Anglezët kryesojnë 3-0 pas golave të realizuar nga Arteta, me 11-metërsh, Sançezi dhe Çambërleini. Por skuadra e trajnerit Besnik Hasi përmbys gjithçka duke realizuar tre gola për 30 minutat e fundit të takimit. Së fundi, Borusia e Dortmundit ka siguruar tri pikë të tjera falë fitores 4-1 në shtëpi ndaj Gallatasarajit. Tashmë skuadra gjermane kryeson grupin me 12 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh