(Video) Topi i Artë 2016 / “Francë Futboll” shpall 10 të parët e 30 kandidatëve

Share Button

topi-ARTE-close-up

AlbanianSport.com 24.10.2016 14:20

ASNN – “Francë Futboll” do të përcaktojë  emrat e 30 kandidatëve për “Topin e Artë 2016”. Deri tani janë publikuar 10 emrat e parë, ku bien në sy futbollistë të tillë si Aguerro, Bejli, Bufoni, Dibala apo edhe fituesi i edicionit të shkuar, Kristiano Ronaldo. Kështu, revista prestigjioze franceze do të publikojë gradualisht 30 emrat kandidatë për “Topin e Artë 2016”.

Deri tani janë shpallur emrat e 10 futbollistëve të parë, për të vazhduar më pas me 20 të tjerët. Nga këta, Serxhio Aguerro, sulmuesi i Mançester Sitit, ka shënuar 34 gola në të gjitha veprimtaritë, nga këto 22 në Premier Ligën Angleze të Futbollit. Ndërkohë, Aubamejang, futbollisti i Borusias së Dortmundit, 27 vjeç, ka realizuar 21 gola. Ai është një nga golashënuesit më të mirë të Bundesligës gjermane.

Gareth Bejli, një nga sulmuesit kryesorë të Realit të Madritit, 27 vjeç, ka shënuar 25 gola në 2016. Ai ishte vendimtar në fitoret e skuadrës madrilene. Ai shkëlqeu edhe me Uellsin në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Është edhe Xhanluixhi Bufon, 38 vjeç, portier me Juventusin dhe përfaqësuesen italiane. Kurse Kristiano Ronaldo, 31 vjeç, ka shënuar 66 gola me Realin e Madridit.

Ai është shënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve me 16 gola. Kevin De Bryjne mesufushor i Mancester Sitit, 25 vjeç, ka rezultuar i domosdoshëm për skuadrën angleze. Paolo Dibala 25 vjeç, sulmues i Juventusit. Një nga blerjet më të bujshme të skuadrës italiane. Lojtar me cilësi të veçanta dhe mjaft i kërkuar nga skuadrat e tjera. Diego Godin i Atletikos së Madridit, 30 vjeç, qendërmbrojtës veteran i skuadrës spanjolle

Antuan Grizman i Atletikos së Madridt, 25 vjeç sulmues, që shkëlqeu edhe me përfaqësuesen franceze në fazën finale të Kampionatit Evropian të këtij viti. Gonzalo Higuain, sulmues i Juventusit, 28 vjeç, i cili ka shënuar gola vendimtarë për skuadrën kampione të Italisë. Listës i janë shtuar edhe Zlatan Ibrahimoviçi, Andrés Injesta, Koke, Toni Krosi dhe Robert Levandovski.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh