Gjergj Vyshka 24.10.2016 09:45
Kampioni i ri i botës, Mark Markez, është rrëzuar në xhiron e 10-të në pistën australiane dhe është detyruar të tërhiqet. Valentino Rosi i dyti, ndërsa Horhe Lorenco e ka përfunduar garën i 6-ti. Britaniku Kal Krutshlov, piloti i Hondës, është fituesi i Çmimit të Madh të Australisë në Motoçiklizëm.
Në cirkuitin e “Filip Island”, piloti nga Koventri ka marrë suksesin e dytë të këtij sezoni, pas asaj që ka marrë në Republikën Çeke. Një prezantim i madh i Valentino Rosit që, i nisur nga vendi i 15-të në start, arrin të marrë një vend të dytë të mrekullueshëm.
Dhe kjo në saj të një rikuperimi entuziast të pozicioneve. I treti Vinjales, pas një lufte të ashpër me Doviciozon. Vendi i 5-të ka qenë për Pol Espargaron, ndërsa Lorenco e mbyll i 6-ti.
Kampioni i ri i botës në motoçiklizëm Markez, që është nisur i pari në përfundim të provave zyrtare dhe është vënë menjëherë në krye të garës, ka rënë në xhiron e 10-të dhe është detyruar të tërhiqet nga gara.
Çmimi i Madh i Australisë
Moto GP 2016
Rezultatet teknike të garës:
1) Kal Kraçlou (Britani e Madhe) Honda 40’48”543
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha + 4”219
3) Maverik Vinjales (Spanjë) Suzuki + 5”309
4) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati + 9”157
5) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha + 14”299
6) Horhe Lorenco (Itali) Jamaha + 20”125
7) Skot Reding (Britani e Madhe) Dukati + 28”369
8) Bredli Smith (Britani e Madhe) Jamaha + 28”781
Renditja e përgjithshme e pilotëve:
1) Mark Markez (Spanjë) Honda 273 pikë
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 216 pikë
3) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 192 pikë
4) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki 181 pikë
5) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda 155 pikë
6) Kal Krutshlov (Britani e Madhe) Honda 141 pikë
7) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati 137 pikë