AlbanianSport.com 23.10.2016 11:15
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet Grupi A2, ka luajtur dje ndeshjet e javës së 4-t, ndërsa, për efekt kalendari, Mirdita ka qenë pushim.
Korabi është kthyer pas një jave pushim, duke fituar në 3 sete në fushën e saj, në Pallatin e Sportit të Peshkopisë, ndaj Flamurtarit dhe duke u shkëputur e vetme në krye të renditjes, me 9 pikë.
Ndërkohë, në 3 sete ka vijuar edhe Apolonia në Divjakë ndaj vendaseve, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve, po aq sa kanë edhe vlonjatet.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 4-t
(22 tetor 2016)
Divjaka – Apolonia 0-3
Korabi – Flamurtari 3-0
Mirdita pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Korabi 3 3 0 9-1 9
- Flamurtari 3 2 1 6-4 6
- Apolonia 4 2 2 8-7 6
- Mirdita 3 1 2 4-6 3
- Divjaka 3 0 3 0-9 0