Gjergj Vyshka 22.10.2016 18:45
Dje në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit paraeleminator të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit të Sallës, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Slloveni më 2018-ën.
Shqipëria, e cila drejtohet nga Erind Resuli, ndodhet në grupin D me Anglinë, Bullgarinë dhe Maltën. Dhe ndeshjet në periudhën 23 janar-1 shkurt 2017 do të zhvillohen në Bullgari.
Më tej, fituesja e grupit D, nga data 3 deri më 12 prill 2017 do të jetë në grupin B përballë Azerbajxhanit, Hungarisë e Bosnje-Hercegovinës, kurse ndeshjet do të luhen me grumbullim në Baku.