AlbanianSport.com 22.10.2016 16:15
Atletika shqiptare dje ka qenë në zi, ndërsa është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë hedhësi i shtizës, rekordmeni dhe kampioni Sugar Ahmeti.
Sugar Ahmeti ka lindur në Kukës, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në vitin 1978 në Mjeshtërinë Sportive në Tiranë.
E pati arritur këtë bursë falë talentin e hedhjen e shtizës, ndërsa ka dalë disa herë kampion i Shqipërisë për të rinj e për të rritur.
Për t’u evidentuar është Medalja e Artë, që ai ka fituar në Spartakiadën Kombëtare më 1979.
Federata Shqiptare e Atletikës do ta nderojë me titullin “Nderi i Atletikës Shqiptare”, ndërsa merr pjesë në hidhërimin e familjes Ahmeti e nën emrin e presidentit Gjergji Ruli i shpreh ngushëllimet asaj për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të Sugarit.