AlbanianSport.com 21.10.2016 19:50
ASNN – Pas fitores me Skënderbeun, Tirana luan një sfidë delikate të dielën ndaj Luftëtarit. Tek bardheblutë është rikthyer besimi, ndaj pritet fitorja edhe kundër skuadrës gjirokastrite.
Portieri i Tiranës, Ilion Lika, thekson faktin se Tirana është një skuadër e re, por bashkëpunimi midis lojtarëve ka ardhur duke u rritur, gjë që e tregojnë edhe rezultatet pozitive të ndeshjeve të fundit.
Tirana luan me Luftëtarin të dielën, një sfidë delikate. Pas fitores me Skënderbeun, në kampin bardheblu, është rikthyer entuziazmi dhe besimi, ndaj pritet një rezultat pozitiv nga skuadra edhe ndaj gjirokastritëve.
Gardiani i portës kryeqytetase, Ilion Lika beson se shokët e skuadrës nuk do të jenë euforikë nga fitorja ndaj Skënderbeut. “Tirana është një skuadër e re, por bashkëpunimi midis lojtarëve ka ardhur duke u rritur nga ndeshja në ndeshje”, – thekson Lika.
Ndeshja Luftëtari-Tirana, që do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 13:00, në Fushën Sportive të Peqinit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është i vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.