AlbanianSport.com 19.10.2016 17:05
ASNN – “Një shans për të treguar se skuadra jonë e ka potencialin për të qenë aty midis më të mirëve të futbollit shqiptar dhe për të synuar për titull.” Kështu e ka cilësuar futbollisti i verilindorëve, Ylli Shameti, sfidën e së shtunës me Skënderbeun, të vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.
Të shtunën, Kukësi është mysafir në Korçë, për t’u përballur me Skënderbeun vendas, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Dhe për futbollistin e verilindorëve, Ylli Shameti, ky është një shans që Kukësi të tregojë se është material për të qenë pretendente për trofe.
Pas 7 javëve të para, Skënderbeu kryeson renditjen me 18 pikë, falë 6 fitoreve dhe një humbjeje, ndërsa Kukësi mban vendin e 3-të, me 13 pikë, pas 3 fitoreve dhe 4 barazimeve të marra në këtë fillim sezoni. Midis tyre ndodhet Partizani, që ka grumbulluar 14 pikë në këto 7 ndeshje të para.