AlbanianSport.com 18.10.2016 15:55
ASNN – Elbasani-Lushnja ishte ndeshja e fundit e javës së 4-t të Kategorisë së Parë, një sfidë që vuri përballë dy skajet e renditjes së grupit B. Kjo ndeshje, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u mbyll me fitoren bindëse të lushnjarëve, me shifrat 4-1, çka u mundëson atyre të ruajnë kreun e renditjes me 12 pikë.
Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka mbyllur të martën javën e tij të 4-t, me takimin e fundit të vlefshëm për grupin B, atë që u luajt në Elbasan midis skuadrës vendase dhe Lushnjës.
Sikundër ka bërë të shtunën dhe të dielën, teksa ka sjellë fillimisht takimin e vlefshëm për grupin A, midis Kamzës dhe Erzenit, që u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1, e më pas atë të vlefshëm për grupin B, midis Dinamos dhe Bylisit, që u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe dueli që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena”, është të sjellë transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të miqve, falë një goli të realizuar nga Mikel Canka, i cili përfiton nga një gabimi i portierit Ramadani. Ndonëse me fillimin e pjesës së dytë, Elbasani do ta barazojë rezultatin në 1-1, do të jetë sërish një gabim i gardianit të portës vendase që do t’i japë mundësi Sefës të realizojë golin që i rikthen në epërsi lushnjarët.
Pas kësaj, gjithçka është një spektakël personal i sulmuesit lushnjar, Mikel Cana, i cili do të realizojë edhe dy herë të tjera, duke firmosur kështu tri-golëshin e tij në këtë takim. Përfundimisht, Lushnja fiton me shifrat 4-1 dhe kryeson renditjen e grupit A, me pikë të plota, 12, 5 pikë më tepër se dy ndjekëset e saj, Tomori dhe Bylisi.