AlbanianSport.com 18.10.2016 14:00
ASNN – Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, Gëzim Kasmi, një figurë e shquar e futbollist shqiptar. Ai ka luajtur me ekipin e 17 Nëntorit në vitet 1960-70 si dhe me kombëtaren. Homazhet në nder të kësaj figure të sportit janë kryer në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Futbolli shqiptar ka humbur një emër të të madh siç është, Gëzim Kasmi. Një figurë e shquar e 17 Nëntorit dhe ekipit kombëtar. Në vitet 1960-1970 ai ka qenë një nga futbollistët më të shquar të skuadrës kryeqytetase por edhe në ndeshjet që ka luajtur me ekipin kombëtar ka shkëlqyer me lojën e tij.
Miq, të afërm, bashkëlojtarë të tij kanë kryer homazhe në stadiumin “Selman Stërmasi” për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Gëzim Kasmit. Dhimbjen për largimin e vëllait të tij e shpreh edhe Bujar Kasmi, ish-futbollist i shquar i “17 Nëntorit”. Gëzim Kasmi u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.