Luhen të 3-tat në grupet E, F, G & H, spikat Lion-Juventus

Share Button

liga-e-kampioneve-lion-juventus

AlbanianSport.com 18.10.2016 08:45

ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, luan sonte ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H dhe takimi më i spikatur është padyshim ai midis Lionit dhe Juventusit. Për trajnerët e të dyja skuadrave, kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. Një nga sfidat më të spikatura të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve është sfida franko-italiane, midis Lionit dhe Juventusit, një sfidë që për trajnerin vendas, Bruno Zhenesio, vlen për të gjithë sezonin.

“Mendoj se, për skuadrën, ky është një shans real, një mundësi që, në rast fitoreje, ne mund ta shfrytëzojmë këtë ndeshje si pikë referimi, jo vetëm sa i përket ecurisë sonë të pikëve në Ligën e Kampioneve, por edhe besimit në vetvete për pjesën e mbetur të sezonit në këtë veprimtari”, – ka thënë ai. Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe kapiteni Maksim Gonalo’, i cili e ka cilësuar sfidën me Juventusi një ndeshje të jashtëzakonshme, por ka theksuar se skuadra e tij është gati.

Ndërkohë, trajneri i Juventust, Masimiliano Alegri, pret një ndeshje të vështirë për të dyja skuadrat. “Ndeshjet e Ligës së Kampioneve janë gjithmonë të vështira dhe të ndërlikuara, por disa ndeshje të tjera shkojnë mirë, – tha kreu i stolit të kampiones në fuqi të Italisë. – Lioni pati një ndeshje të mirë me Seviljen në Evropë, por një ndeshje të vështirë me Nisën në kampionat. Për këtë arsye, kjo përballje e së martës do të jetë një sfidë e vështirë për të dyja skuadrat.”

Kurse ish-futbollisti i Lionit, Miralem Pjaniç, tanimë me Juventusin, e ka vlerësuar si të paharrueshme përvojën me klubin francez, ndërsa ka shprehur kënaqësinë që ritakon shumë miq të tij. Përtej kësaj, mesfushori shikon një ndeshje të vështirë në “Stadë dë Lion”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh