AlbanianSport.com 16.10.2016 18:50
ASNN – Ndeshja midis Tiranës dhe Skënderbeut është paraprirë nga një episod interesant, pasi qendërmbrojtësi i bardhebluve, Gentian Muça, ka zhvilluar në stadium, në prani të mijëra sportdashësve, ceremoninë civile të celebrimit të martesës së tij me partneren e tij të jetës, Agin.
Ndonëse një mbrojtës, Gentian Muçës i ka ndodhur gjatë karrierës së tij të shënojë edhe gola të rëndësishëm. Por, më të rëndësishmin, golin e jetës, Muça e ka shënuar të dielën.
Pasi ka zhvilluar një ceremoni fetare në xhami, në prag të ndeshjes midis bardhebluve dhe Skënderbeut, mbrojtësi ka zhvilluar edhe ceremoninë civile në stadium, në prani të mijëra sportdashësve.
Pas betimeve të rastit, çifti ka zyrtarizuar edhe ligjërisht lidhjen e tyre, bashkë me urimin për një jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore.